Dosja “Plumbi i Artë”. Erion Alibej po dëshmon për herë të parë në gjyq, një tjetër bashkëpunëtor i drejtësisë.
Në dëshminë e siguruar nga ABC News, mësohet se ai ka thënë se kishte përhapur fjalë se do të paguante 200 mijë për t’i dorëzuar të gjallë Talo Çelën. Gjithashtu ka rrëfyer edhe se si është njohur me Nuredin Dumanin
Gjatë dëshmisë së tij, ka rrëfyer edhe një atentat që i është bërë familjarëve të tij. Alibej ka thënë se i përfshirë ka qenë Dorjan Shkoza.
Alibej tregon se Nuredin Dumani nga ana tjetër kishte probleme me to dhe se mendonte se po ndiqej nga Dorjan Shkoza.
” Nuredinit i tregova itinerarin e makinës që kishte qëlluar nga te dyja anët në atentatin ndaj familjareve të mi, me tha ka qenë dhe një Dorjan Shkoza dhe ka qenë me makinë tjetër dhe ka zbrit duke qëlluar tek ana tjetër, Nuredini kishte hall se Dorjan Shkoza po e ndiqte atë dhe Dashnorin me e ekzekutuar, Dumani me tha se kishte probleme vet me ata, un i thash me intereson vetëm Talo Çala. Unë e dija qe financuesit e urdhëruesit ishin në Dubai, vëllezërit Çopja miq të hershëm tonët”, ka thënë ai.
/abcnews.al/