DOSJA/ Plagosja e efektivit “Shqiponja”, çfarë deklarojnë kolegët e tij: Si i “shkurtoi punë” berberi policisë

schedule13:25 - 22 Shtator, 2023

schedule 13:25 - 22 Shtator, 2023

 

Policia e Shtetit ka bërë referimin e saj në prokurori për plagosjen e efektivit të forcave “Shqiponja”, Edlir Alleshi, nga shtetasi, Klered Buzhani.

Në dosja janë edhe deklarimit  që kanë bërë  pas ngjarjes, 3 kolegët të cilët ishin në shërbim së bashku me efektivin e plagosur.

I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, Ted Koldashi ka shpjeguar se prej 9 vitesh është punonjës së strukturat e Policisë së Shtetit.

Ka Koldashi që së bashku me Alleshin kanë konstatuar autorin e ngjarjes dhe i kanë kërkuar të ndalojë, por ky i fundit është larguar duke mos iu bindur urdhrit.

Në dëshminë e tij Koldashi është shprehur se gjatë turnit të dytë, të cilën e kanë nisur në orë 14:00, kanë qenë katër efektivë me dy motorra .

Rreth orës 18:50 teksa kanë qenë duke patrulluar në zonën e kompleksit “Gjura”,  në momentin që kanë kaluar në një rrugicë në brendësi të një pallati ku ndodhet edhe një lulishte, motori me dy kolegët e tjerë të tij kanë shkuar në fund ku ndodheshin dy persona me qëllim vëzhgimin nga afër.

LEXO EDHE: “Ikni ore, më lini rehat”/ Zbardhet dosja hetimore, si u plagos efektivi i policisë gjatë patrullimit

Vetë Koldashi së bashku me Alleshin pasi kanë kaluar një person që po qëndronte në këmbë dhe po pinte një cigare, vunë re se personi po largohej, pasi e kanë parë lëvizjen e tij vendosën ta pyesin në mënyrë të qetë duke iu prezantuar qartë se janë punonjës policie, por kanë marrë një përgjigje arrogante, në këto çaste ata kanë ndaluar motorin për të kryer verifikimi, por ky person është larguar me vrap, pas tij janë vënë në ndjekje të dy efektivët, pas ndjekjes efektivi Alleshi ka njoftuar kolegun e tij se personi është i armatosur, gjatë ngjitjes nëpër shkallë, autori ka qëlluar nga lart, e në këto kushte efektivët janë kthyer pas për të siguruar veten dhe për të bllokuar hyrjen e pallatit.

Në momentin që kanë dalë nga lokali, Koldashi ka shkuar të lokali pranë duke i njoftuar klientët të largoheshin pasi kishte të shtëna me armë zjarri.

Në momentin që ndodheshin para hyrjes së pallati, Alleshi ka treguar se është plagosur dhe në atë moment Koldashi së bashku me dy kolegët e tjerë e kanë marrë dhe e kanë futur në makinën e shtetasit Altin Xhura dhe kanë transportuar në spital.

Pranë pallati ka qëndruar vetëm punonjësi, Sokol Mullaj dhe pasi kanë kryer transportin, kolegët e tij janë kthyer  sëtish në vendin e ngjarjes.

Po ashtu në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit janë pyetur edhe dy kolegët e tjerë, Sokol Mullaj dhe  Ardion Shukulla.

Ata po ashtu janë shprehur se ishin duke kontrolluar dy persona që bënin lëvizje të dyshimta, ndërsa patrulla tjetër me punonjës, Edlir Alleshin dhe Ted Koldashin kanë qenë në cepin tjetër të lulishtes.

Gjatë kohës që këta po kontrollonin dy personat e dyshimtë kanë dëgjuar një zhurmë të mbytur dhe menjëherë kanë lëvizur për në vendin e ngjarjes, ku kanë vënë re dy kolegët e tjerë, ku Alleshi ishte i plagosur, ku më pas kanë thirrur pronarin e lokalit aty pranë për ta transportuar në spital.

Është po ashtu edhe shtetasi, Bojken Ajazi, i cila ka treguar se dispononte një berberhane në rrugën “Hysun Xhura”, rreth 10 metra vendit të ngjarjes.

Ai ka treguar se gjatë paradites në orën 11:30 në berberhanen e tij ka shkuar për t’u qethur Klered Buzhanaj, të cilin e njeh si banor lagjeje dhe që shkurt e thërrisnin Keli. Ai kishte shkuar për t’u qethur se bashku me djalin e tij i cili flet vetëm italisht .

Gjatë dëshmisë së tij, berberi është njohur edhe me pamjet filmike  të marra nga vendi i ngjarjes dhe ka shpjeguar se personi që largohet me vrap është Keli, të cilin ai e kishte qethur paradite, që kishte po të njëjtat rroba./abcnews.al