“Dosja për Goron, nga Tirana dhe Athina”, Zheji: Gjergji kurban në këmbët e Belerit

schedule20:14 - 26 Mars, 2024

schedule 20:14 - 26 Mars, 2024

Analisti Artur Zheji i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për situatën në bashkinë e Himarës, e cila ka ngelur ka kryetar bashkie, pasi edhe Jorgo Goro ndodhet në burg, ashtu sikurse Fredi Beleri.

Sipas Zhejit, dosja për Gjergji Goron, siç e quajti ai, nuk është kopsitur nga Beleri, por nga Tirana dhe Athina. Ndër të tjera, ai tha se Gjergji Goro u bë kurban në këmbët e Belerit.

Më vjen keq për Gjergj Goron, jo Jorgo Goron. Republika greke vendosi ti hiqte pasaportën Goros se kandidoi si Gjergji. Më duket paradoksale se Beleri, Beleris, me tre emra, të kopsitur një dosje vrastare për Gjergji Goron. Si ka mundësi? Atje duhet të kesh redaksi, noterë. Dosja e Gjergji Goros është bërë nga studio të specializuara që janë në Tiranë dhe në Athinë, për të ndëshkuar Gjergjin dhe për ta bërë atë kurban në këmbët e Belerit. Intriga është më thellë seç duket. Pse pikërisht tani? Pas kallëzimit të Belerit.”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!