Malltezi dhe Berisha ‘takim’ në shtëpi/ Apeli vendosi ‘arrest shtëpie për Jamarbër Malltezin

schedule11:07 - 21 Nëntor, 2023

schedule 11:07 - 21 Nëntor, 2023

Pas një muaj qëndrimi në qeli, gjykata e Apelit të Posaçëm liroi nga qelia Jamarbër Malltezin duke ndryshuar masën nga arrest në burg në arrest shtëpie. Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha u arrestua i dyshuar për korrupsion dhe pastrim të parave për  çështjen e pronave të ish-kompleksit Partizani.

Por pas vendimit të gjyqtares Ilirjana Olldashi ai do të qëndrojë në arrest shtëpie deri në përfundim të hetimeve. Për avokatin Genc Gjokutaj, SPAK nuk ka asnjë provë ndaj Malltezit dhe e cilësoi politik arrestimin e tij.

“Sigurisht kjo çështje mbetet politike. Është një gërvishtje sepse Jamarbër Malltezi nuk ka asnjë lloj penaliteti.”

 

E njëjta gjyqtare la të pa ndryshuar vendimin e masava të sigurisë për Sali Berishën detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit. Ai eshte nen hetim  për korrupsion dhe gjykata ka caktuar ndaj tij detyrimin për tu praqitur përballë oficerit të policisë gjyqësore të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji , mase shtrenguese qe Berisha deri më tani nuk e ka zbatuar. Por sipas gjokutajt Berisha nuk do të paraqitet në spak për shkak se masa ndaj tij është antikueshtuese, ndërsa masa e sigurisë nuk mund të ashpërsohet.

“Problemi është ligjor sepse ajo masë, detyrim paraqitje, rrjedh nga një proces antikushtetuese. Ashpërsimi i masave të sigurimit ka të bëjë me rrezikun e ikjes. Zoti Berisha nuk ka rrezik që të ikë.”

Nga ana tjetër prokuroria e posaçme pas vendimit të apelit që la në fuqi masat për ish-kryeministrin Berisha ka konfirmuar për abc neës se do merren në konsideratë të gjitha parashikimet ligjore për personat që nuk zbatojnë vendimet e gjykatave. Referuar kodit të procedurës penale nenit 231 dhe nenit 260 kur një person ndaj të cilit është caktuar një masë sigurie, nuk e zbaton atë, urdëhrohet një masë më e ashpër.

Ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar ajo e detyrimit për tu paraqitur dhe masa më e ashpër pas ardhëse është ajo e arrestit shtëpiak. Kjo  do ti detyrojë prokurorët e posaçëm ti drejtohen kuvendit për të marrë autorizim për shkak se Berisha mban mandatin e deputetit dhe mbrohet nga imuniteti.