Dosja “Partizani”/ Karamuço: Për hetimin pasuror të Berishës, SPAK ka pasur informacion dhe nga ndërkombëtarët

schedule21:20 - 17 Tetor, 2024

schedule 21:20 - 17 Tetor, 2024

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar në emisionin “360 Gradë” lidhje me dosjen “Partizani” se hetimi pasuror për Sali Berishën, SPAK ka pasur informacion dhe nga ndërkombëtarët

“Ne kemi të drejtë t’i vëmë dhe notën SPAK-ut lidhur me këtë rast. Është një punë shumë e madhe që nuk ka nisur sot, ka disa vite, një aktivitet shumë i ngjeshur, që ka pasur brenda dosjes dhe kabllograme të kthyera në prova, që është dashur të hetohen. Do të thotë dhe informacion nga ndërkombëtarët. Unë kam qenë i bindur se ato gjërat nën hetimin pasuror si udhëtimet, nuk janë hetuar kaq shpejt nga ana e SPAK.

Kabllogrami është më shumë një metafor se në kuptimin fizik është më shumë një komunikim që bëjnë ambasadat me ministritë përkatëse dhe Departamentit të Shtetit”, u shpreh ai.

Ndërsa, gazetarja Anduena Llabani u shpreh se koha prej 10 ditësh që i është vënë në dispozicion gjyqtares që po merret me këtë dosje është e pakët pasi ka shumë volum.

“Gjyqi paraprak është shumë i rëndësishëm për sa i përket dosjes Berisha, sepse janë 34 fashikuj, afati që ka gjyqtarja paraprake, për ta shqyrtuar nëse do të vazhdojmë shqyrtimin gjyqësor me këto akte që ka arritur deri më tani SPAK apo ka dy variante, o do ta kthejë, o do ta pushojë për plotësim provash, ose do ta çoj ashtu siç është për gjykim. Është një afat shumë i vogël, vetëm 10 ditë dhe nuk më duket e arsyeshme koha që i është gjyqtarit paraprak në lidhje me dosjen Berisha për shkak të volumit të çështjes dhe materialeve që janë në dosje”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!