Dosja në “ABC”/ Në qeli për të dhënat e rreme për Ymerin, ish-shefi juridik: E firmosi drejtori

schedule14:01 - 13 Nëntor, 2021

schedule 14:01 - 13 Nëntor, 2021

Gjykata e Posaçme ka dhënë ‘arrest me burg” për Gani Shehun, ish drejtorin juridik të burgut të Peqinit, me akuzën e falsifikimit të dokumenteve për të favorizuar të dënuarin Viktor Ymeri.  Ky i fundit ka dashur që në shkresa të rezultojë sikur nuk ka qëndruar në një sektor dhe qeli me të penduarin e drejtësisë Luftar Reçin, në mënyrë që ta përdorë kundër dëshmive të tij, në zbardhje të vrasjeve të Vajdin Lamajt dhe Klodian Salihut.

Në dëshminë e tij të siguruar nga ABC Shehu ka pranuar në gjykatë se ka qenë ai personi që e ka përpiluar shkresën për Viktor Ymerin bazuar në komunikimet që ka pasur me shefat e burgjeve në lidhje me vendet ku ka kryer dënimin. Ai ka theksuar se nuk i ka kryer vetë verifikimet për të dënuarin Ymeri, por ka marrë informacione nga sekretari i institucionit. Duke thënë se ka pasur kompentencë të veprojë me shkresat në rast të mungesës së drejtorit të burgut Artan Tabaku, ia ka hedhur fajin këtij të fundit në lidhje me këtë rast.

Sekretari i institucionit Tomor Sokoli më ka ardhur në zyrë dhe më ka thënë që  folur me drejtorin Artan Tabaku që të cikloja një shkresë që kishte ardhur nga kjo  avokate. Nga drejtor Artan Tabaku kisha delegim kompetencash që të veproja me shkresat në rast mungese të tij në institucion deri në një urdhër të 2. Meqë drejtori mungonte në orët e para të mëngjesit më erdhi shkresa, ciklimin në këtë rast e kam bërë unë.  Më pas kam marrë në telefon Bashkim Mana me telefon zyre dhe e kam pyetur që të shikonte nëse kanë qenë në një sektor dy të dënuarit Viktor Ymeri dhe Luftar Rreçi. Bashkimi më ka marrë në telefon më vonë dhe më ka thënë se këta të dy nuk kanë qëndruar në të njëjtin sektor”, ka thënë Shehu.

Sipas Shehut shkresa është firmosur edhe nga drejtori nëse do të ishin gabim vendndodhjet e Ymerajt përgjatë viteve mund ta kishte kthyer.

Unë nuk ka kryer verifikime vetë … Kur drejtori vjen në zyrë  firmos kthim përgjigjen e konceptuar nga ana ime”, ka thënë ai be.k/abcnews.al