Dosja Gina-Gashi nga Durrësi i kalon Prokurorisë së Fierit

schedule11:56 - 21 Maj, 2018

schedule 11:56 - 21 Maj, 2018

Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompentencën për hetimet ndaj çiftit të prokurorëve Dritan Gina dhe Rovena Gashi, të pezulluar nga detyra më vendim të kryeprokurores Arta Marku. Dy prokurorët janë të pandehur pasi akuzohen për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë. Burime nga organi i akuzës në Durrës i thanë ABC News, se kanë çuar çështjen për hetim në prokurorinë e Fierit. Ky vendim ka ardhur pas pretendimeve të çiftit se hetimi po bëhet për hakmarrje personale, duke pretenduar se Anita Jella, kryeprokurore e Durrësit është shoqe e kryeprokurores Arta Marku. Çifti Gina u shkarkua më 14 maj nga kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku deri në përfundim të hetimeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!