Dosja e “Sterilizimit”, shtyhet seanca për ish-ministrin e Shëndetësisë, e radhës më 3 qershor

schedule10:33 - 13 Maj, 2024

schedule 10:33 - 13 Maj, 2024

Është shtyrë seanca për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, për dosjen e sterilizimit. Shkak mësohet se është bërë mos marrja e të gjitha materialeve për të pandehurit.

Gazetari Ermal Vija tha për “ABC News” se gjykata vendosi të shtyjë seancën me datë 3 qershor në orën 10:00.

Ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, janë caktuar dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. Beqaj, akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me hetimet që janë kryer për koncesionin e sterilizimit të instrumenteve mjekësore.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!