“Dosja e lobimit të PD në SHBA”, Bylykbashi: Gjueti shtrigash e PS për të goditur opozitën

schedule19:47 - 13 Janar, 2020

schedule 19:47 - 13 Janar, 2020

Ish- deputeti i PD, Oerd Bylykbashi i ftuar në “Mbrëmje në ABC” ka folur për pushimin e akuzës për dosjen e lobimit të PD në SHBA. Bylykbashi e cilësoi si një kapitull të turpshëm, sipas tij kryeministri po përdor Vettingun për të bërë presion mbi gjyqtarët.

“Për pjesën më të madhe të akuzës Prokuroria tha se nuk ka prova. Vërtetoi se sa herë bënte një deklaratë Taulant Balla, Prokuroria vihej në lëvizje. Edi Rama bën presion me Vettingun mbi gjyqtarët. Kjo është mbyllja e një kapitulli të turpshëm që PS i ka bërë Partisë Demokratike”, tha Bylykbashi.

I pyetur për Reformën Zgjedhore ai theksoi se është një reformë e domosdoshme për vendin.

“Është një garanci shtesë për procesin zgjedhor.Ajo që kërkohet me ngulm nga Bundestagu është Reforma Zgjedhore e testuar. E vetmja zgjidhje e krizës politike janë zgjedhjet e parakohshme. Edi Rama është “kçd”, kap çfarë don ai”, theksoi ai.

Më tej ai u shpreh se brutalizimi i zgjedhjeve nëpërmjet përdorimit të policisë, sistemi zgjedhor është një çështje shumë e rëndësishme, duhet garantuar standardi zgjedhor. “Ne duhet të garantojmë që zgjedhësit të votojnë, dhe se vota e tyre nuk vidhet”, tha Bylykbashi.

“Duhen forcuar mekanizmat që luftojnë presionin mbi zgjedhësit dhe administratën politike, sot shqiptarët në mënyrë selektive nuk pajisen me karta identitetit. Janë një seri hapash që qeveria i ka me ligj, por nuk ka dashur ti realizojë. Sot qytetarët kërkojnë zgjedhjet”, tha Bylykbashi.

Ish deputeti i PD thekson se procesi politik dhe kriza është e tillë që vetëm me zgjedhje të parakohshme mund të zhbllokohet.

Sa i përket denoncimeve për kryebashkiakët, Bylykbashi u shpreh se po punohet dhe se çdo gjë do të bëhet transparente ashtu siç ka ndodhur deri më tani.

“Rama ka nëvojë që ta brutalizojë median, ti mbyllë gojën, por ndërhyrja e OSBE nuk mund të dalë jashtë asaj çfarë ka thënë./abcnews.al