DOSJA/ “E kapëm prej këmbe, Arbër Çekaj doli nga rrjeta”, polici tregon momentin kur i burgosuri doli nga ambientet e ajrimit

schedule14:56 - 11 Gusht, 2021

schedule 14:56 - 11 Gusht, 2021

Arbër Çekaj hoqi çdo përgjegjësi nga vetja sot para gjykatës duke thënë se planin për arratisjen e kishte bërë Fatmir Pjetri dhe se ai e kishte ndjekur instiktivisht teksa largohej. Tentativa e Çekajt, Pjetrit dhe Çepeles për t’u arratisur dështoi pas ndërhyrjes së punonjësve të burgjeve, të cilët i ndaluan, ndërsa gjatë përplasjes fizike mbeti i plagosur edhe një polic.

Në dosjen e siguruar nga abcneës.al pasqyrohet momenti kur njëri prej punonjësve të policisë sheh Çekajn që po përpiqej të dilte nga ambientet e burgut përmes zgarës së ajrosjes, teksa njëri prej kolegëve të tij e kishte kapur prej këmbë.

Ndër të tjera, polici i burgjeve deklaron:

..kam dalë prej sektorit të ajrimit nr.1 dhe aty pash punonjësin e policisë së burgjeve (…) që po bënte debat me një të burgosur që ishte Arbër Çekaj, i cili mu duk se kishte hipur mbi zgarën e ajrosjes dhe po tentonte të ikte. Mu duk sikur polici e kishte kapur nga këmba, por ai duke qenë i gjatë mundi të dilte duke hapur rrjetën sipër. Në këtë moment i kam thirrur punonjësit të policisë (…) që të thërriste ndihmë pasi nuk kishim as radio dhe as telefon”.

Tentativa e arratisjes

Gjatë momentit kur Çekaj dhe Pjetri do të përpiqeshin të largoheshin, një i paraburgosur ka tentuar të presë damarët e dorës, duke tërhequr kështu vëmendjen e forcave të sigurisë të cilat po merrnin masa për ta shoqëruar në spital për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor.

Duke shfrytëzuar këtë situatë, Çekaj dhe Pjetri kanë tentuar të arratisen. Gjithçka ka ndodhur gjatë orarit të ajrimit, ndërsa janë përpjekur të largohen nga pjesa e pasme e burgut. Mirëpo, plani i tyre ka rezultuar pa sukses, pasi janë pikasur nga roja e derës së jashtme.

Gjatë tentativës për të dalë ata kanë goditur dhe një prej policëve të burgut 313, i cili është dërguar për marrjen e ndihmës shëndetësore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!