DOSJA E HAGËS/ 87 të vrarë e torturuar, emrat dhe vendet: Për çfarë akuzohen Thaçi, Veseli dhe të tjerët

schedule16:43 - 23 Shtator, 2020

schedule 16:43 - 23 Shtator, 2020

Prokurorët e Hagës kanë hartuar një dosje voluminoze ndaj drejteusve të të Ushtrisë Cclirimtare të Kosovës. Në këtë aktakuzë që disponohet nga Abc News, listohen Hashim Thaçi, Azem Syla, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Prokurorët e Hagës, siç shkruhet edhe në dosjen hetimore, kanë listuar numrin e personave të vrarë, të torturuar dhe të zhdukur në kampët e dënimit të UÇK-së.

Siç shkruhet në dosje, një pjesë e personave që kanë kryer këto krime, pra vrasje apo tortura janë ushtarë të identifikuar nga prokurorët e Hagës.

Në dosje janë tre lista emrash me të vrarë në zona të ndryshme të Kosovës, të cilët janë konsideruar si bashkëpunëtorë të regjimit të Millosheviçit apo kundërshtarë të UÇK-së, ndërsa nuk mungojnë edhe torturat ndaj komuniteteve të tjera, siç janë romët apo malazezët.

Në total, dosja e prokurorëve të Hagës që akuzon Thaçin, Selimin, Krasniqin, Veselin dhe Sylën, liston plot 87 persona të tre lista të ndryshme të vrarësh apo të torturuarish në zona të ndryshme të Kosovës.

Mes të vrarëve në këtë listë të gjatë është edhe ish-nënkryetari shqiptar i partisë Socialiste të Serbisë, Maliq Sheholli, si edhe Dalip Dugolli, i cilësuar si njeriu i besuar i regjimit të Millosheviçit në Pertreshnicë, pranë Shtimes.

Në faqet e para të dosjes, prokurorët kujdesen që të theksojnë se ajo duhet të lexohet duke patur parasysh faktin se bazohet mbi dëshmi dhe jo specifikisht mbi prova që i lidhin direkt të akuzuarit me krimet në fjalë.

Por, më poshtë prokurorët theksojnë se për të kryer krime të tilla duhet që vartësit të kishin besimin e eprorëve të tyre dhe zakonisht ngjarje të tilla raportohen sipër.

Megjithatë, në rastin e vrasjes së Azem Dobrunës, Palush Sylës dhe Idriz Nishorit, prokurorët thonë se urdhri ka ardhur nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

Të keqtrajtuar/ torturuar/ vrarë

Jabllanicë, prill-korrik 1998:

-Jah Bushati
-Luz Gjoka
-Nenad Remistar
-Boshnjak i paidentifikuar
-3 malazeze te paidentifikuar
-Skëndër Kuqi (Vrarë)
-Pal Krasniqi
-Shaqe Berisha

Likoc, maj 1998-janar 1999
-Riza Krasniqi
-Ismet Demaj
-Bardhec Laci
-Fehmi Mulaku

Llapushnik, maj – korrik 1998:
-Elmi Sinani
-Hamdi Sinani
-Afrim Qeriqi
-Ajet Gashi
-Sherif Jetullah
-Tafa Jetullah
-Kadri Jetullah
-Fehmi Tafa (Vrare)
-Emin Jetullah
-Riza Rexhaj
-Shaban Hoti
-Stamen Genov
-Daut Gashi

Emin Emini (Vrare)

-Ibush Hamza (Vrare)

-Hyzri Hajrizi (Vrare)

-Shaban Hoti (Vrare)

-Safet Hysenaj (Vrare)

-Bashkim Rashiti (Vrare)

-Lutfi Xhemshiti (Vrare)

-Shyqyri Zymeri (Vrare)

-Hasan Hoxha (Vrare)

Drenoc qershor – korrik 1998
-Hidaj Popaj
-Bedri Berisha
-Samedin Berisha
-Sali Berisha
-Muharrem Dema

Malisheve, korrik 1998
-Shani Raba

Barë, gusht – shtator 1998
-Milan Stankoviç
-Sabit Berisha

Qirez/Baicë, 20-22 shtator
– 6 persona të identifikuar

Llapashticë, tetor 1998-mars 1999
-Idris Svarqa
-Avdyl Avdyli
-Rushit Ballovci
-Agim Musliu
-Dragan Ralic
-Mustafe Pllana
-Hetem Jashari
-Petrit Bajcinovci

Shalë, tetor – nëntor 1998:
-Jakup Kastrati
-Cen Desku

Kleckë, shkurt-maj 1999:
-Miljan Mitrovic

-Dubrivoje Savelic (Vrare)
-Sherafedin Ajeti
-Jakup Muharremi
-Islam Qardaku
-Naser Hasani

 Zllah, prill 1999:
-Driton Babiqi
-Rahim Gashi
-Latif Krasniqi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!