Dosja e drogës në Vlorë, 27 mbeten në burg, koronavirusi shpëton njërin nga të arrestuarit

schedule15:44 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 15:44 - 16 Dhjetor, 2020

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për 27 nga 28 të arrestuarit në Vlorë nga operacioni anti-drogë i dy ditëve më parë. I vetmi që ka shpëtuar nga burgu është Ismet Hyseni, i cili sot nuk u paraqit në gjykatë për shkak se ishte me covid dhe për këtë arsye gjykata e ka lënë në arrest shtëpie. Pra, Hysenit i është ndryshuar masa e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie vetëm për shkak të koronavirusit.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen në seancën e sotme gjyqësore ishte fakti që në sallë ishin 32 persona, të arrestuar, por edhe në masa të tjera sigurie, plus avokatët dhe efektivët e policisë. Pra grumbull, duke mos respektuar masën e distancimit social. Gjyqtarja nuk e mori parasysh kërkesën që masat të jepeshin në grupe më të vogla.

Në sallë, një prej avokatëve mbrojtës kërkoi për klientin e tij të merret parasysh shfaqja e simptomave të Covid-19. Kjo kërkesë nuk është marrë në konsideratë. Por më e keqja është fakti që gjykata vendosi që të vijonte seanca me të gjithë personat e arrestuar dhe të tjerët grumbull.

Në dosje numri i të akuzuarve është 41, 32 ishin sot para gjykatës. Mes personave të përfshirë janë edhe 6 efektivë policie. Gjithashtu në këtë dosje janë ngritur akuza edhe për inspektorë të pyjeve dhe kullotave në fshatrat Vranisht dhe Tërbaç, Himarë, por edhe kryetarëve të fshatrave Kuç.

Policia e shtetit deklaron se gjatë periudhës hetimore gjashtëmujore janë asgjësuar një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike canabis sativa, në territoret e Bashkive Selenicë dhe Himarë, janë sekuestruar 120.9 kg lëndë e dyshuar narkotike, janë sekuestruar 4 armë gjahu, dylbi, një pistoletë sportive, 39 telefona celular etj./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!