Dosja “CEZ”, Gjykata: Të hetohet

schedule17:28 - 15 Dhjetor, 2017

schedule 17:28 - 15 Dhjetor, 2017

Gjykata e Tiranës urdhëron prokurorinë të hetojë mbi procedurën e privatizimit të OSHEE-së, i njohur si çështja “CEZ”. Në vendimin e shpallur të premten, togat e zeza pranuan ankimin e bërë nga ana e Kuvendit të Republikës dhe juristit Romeo Kara kundër vendimit të 29 shtatorit 2017 të Prokurorisë së Tiranës për pushimin e hetimit të dosjes “CEZ”. Hetimi në fjalë nisi pas kallëzimit të bërë nga ana e Kuvendit të Republikës, bazuar në raportin e një Komisioni Hetimor Parlamentar.
Në një deklaratë për median, ish-kreu i komisionit, deputeti Taulant Balla, e cilësoi vendimin e gjykatës si një lajm të mirë dhe se vendimi i prokurorisë për pushimin e hetimit kishte qenë një skandal.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!