Pas Berishës, edhe Ilir Meta në SPAK: U pyeta për CEZ/DIA, telenovelë e përsëritur

schedule11:25 - 8 Nëntor, 2023

schedule 11:25 - 8 Nëntor, 2023

Ish-Presidenti, dhe kreu aktual i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për dy orë është pyetur në SPAK, për ccështjen CEZ-DIA, që po hetohet prej 3 vitesh nga kjo strukturë.

Pas dhënies së dëshmisë në Prokurorinë e Posaccme, ai tha se është thirrur si person që ka dijeni. Meta pretendoi se kjo cështje po përdoret politikisht, ndërsa shtoi se nuk ështe i perfshire dhe se nuk ka asnje akt të firmosur prej tij, ndërsa kallëzimi  është bërë nga një person i dënuar për dhunë në familje dhe shpifje.

I pyetur nëse ka njohje me të dënuarin Kastriot Ismailaj për dosjen cez-dia, dhe nëse është njohur nga prokurorët për deklarimet që ai ka dhënë gjatë kohës që ka qenë në burg, Meta tha se nuk ka njohje me të.

Hetimet e SPAK lidhen me privatizimin e kompanise dhe dyshimet per abuzime membledhjen e borxheve.

CEZ/DIA po hetoet nga SPAK qe ne vitin 2019. Krahas kallezimit te ish juristit te CEZ Romeo Kara, Partia Socialiste solli edhe konluzionet e komisionit hetimor qe u ngrit per kete ceshtje. Ish administratori i Dia Kastriot Ismailaj u denua me 11 vite burg per mashtrim dhe pastrim parash, denim qe e ka mbaruar pak muaj me pare.

Ceshtja ne spak eshte hetuar nga vete kreu i prokurorise se posacme Altin Dumani dhe 2 prokurorë  te tjere. Ne pyetje per kete dosje eshte marre edhe ish-kreu i ERE Petrit Ahmeti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!