Pas transferimit të dosjes së Fredi Belerit nga gjykata e Vlorës në SPAK, pritet që dosja në ngarkim të tij t’i caktohet një prokuror dhe më pas prokuroria t’i drejtohet gjykatës me kërkesën për masën e sigurisë “arrest me burg”.
Pritet që në ditët në vijim të caktohet prokurori dhe më pas gjykata që do të shqyrtojë kërkesën sa i takon hetimeve ndaj Fredi Belerit.
Beleri u arrestua një ditë para zgjedhjeve të 14 maj, ku sipas prokurorisë procedimi ndaj tij ka nisur më datë 8 maj, përmes një personi që ka bashkëpunuar. Personi i është ofruar Belerit se në këmbim të 8 votave i kërkonte një shumë parash. Për këtë Beleri i ka ofruar 400 mijë lekë dhe më pas personi vetë do të përfitonte 30 mijë lekë të reja.
Për këtë është arrestuar edhe bashkëpunëtori i Belerit, Pandeli Kokoveshi, i cili ndodhet në QSUT për shkak të problemeve shëndetësore dhe masa e sigurisë “arrest me burg” i është dhënë në ambientet e spitalit.
Do të duhet një kohë e gjatë, të paktën 1 vit hetime për të dalë në konkludime për personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale, më pas edhe gjykata do të dojë kohën e saj për të marrë vendimin përfundimtar, raportoi gazetari i ABC News, Ermal Vija.r.t/abcnews.al