Dosja “Babale”, Gjykata e Apelit shtyn seancën për Ervin Salianjin

schedule14:18 - 4 Korrik, 2022

schedule 14:18 - 4 Korrik, 2022

Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën gjyqësore për dosjen “Babale” për më 18 korrik, ora 14.00.

Mësohet se gjatë seancës së sotme, avokatët e Indrit Sefës paraqitën kërkesë për shtyrje për shkak të bojkotit që është njoftuar më herët nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Kurse, Fredi Alizoti ka hequr dorë nga ankimi. Jetmir Olldashi nuk ishte prezent. Kurse gjyqtarja Elona Toro ka dyshime se mund të jetë me Covid-19.

Të pranishëm në seancë, në mbështetje të Salianjit ishin deputetet Luan Baçi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Selaudin Jakupllari, Kasem Mahmutaj, Bledion Nallbati.

Kujtojmë se Ervin Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, por këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsideron politik. Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, apo do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ.

Nëse do lihet në fuqi vendimi atëherë do kemi dënimin me burg të një deputeti. Autori i audiopërgjimit Albert Veliu u dënua me 3.5 vite burg ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 100 orë shërbim prove. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!