Dosja “Babale”, dëshmon ish-deputeti Enkeled Alibeaj

schedule17:03 - 24 Korrik, 2019

schedule 17:03 - 24 Korrik, 2019

Procesi gjyqësor në ngarkim të të pandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, ka vazhduar me pyetjen e dëshmitareve, të konsideruar të rëndësishëm nga prokuroria e Tiranës.

Para trupës gjyqësore dëshmoi ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke treguar se si u përfshi në atë që mori emrin ‘Babalja’ dhe që lidhet me  audio-përgjimin.

Dëshmitari shtoi se në cilësinë e drejtorit të departamentit për rendin dhe sigurinë publike, ai e publikoi audio përgjimin bashkë me kolegët e tij demokratë, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi.

I pyetur nga prokurori a kishte prova për autencititetin e audio-përgjimit, i cili më pas rezultoi i pavërtetë,  Alibeaj këmbënguli se, detyra e tij nuk ishte të bënte ekspertizën videos, por ai theksoi se bazuar në moralin politik dhe perceptimin që krijoi, meritonte të bëhej publike.

Në cilësinë ë dëshmitarit u pyet edhe një operator investigative, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i PD Gezment Bardhi do të japë dëshminë e tij në seancat e 30 korrikut./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!