TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për personat e pandehur për dosjen “5D”.
Për ish-tre drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe katër të tjerët përfaqësues të Basjkisë dhe kompanisë 5D u kërkua një dënim me 39 vite burg.
-Redi Molla 11 vjet burg, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite.
-Mariglen Qato 9 vjet burg, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite.
-Taulant Tusha, 4 vjet burg, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite.
-Albano Janku, 2 vite, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite.
-Enton Punavija, 3 vjet burg, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite.
-Julian Zanaj, 3 vjet burg, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite.
-Nestor Muhametllari, 7 vjet burg, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite.
Ata akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Në burg për këtë çështje vijon te jetë i Mariglen Qato. Nga hetimet, Prokuroria thotë se Redi Molla dhe Mariglen Qato , kanë qenë pronarët “de facto” të shoqërisë 5D Konstruksion sh.p.k, duke përdorur pronarë fiktivë, ndërsa vetëm në këtë dosje të dërguar për gjykim kanë marrë 12 tenderë duke përfituar rreth 2 milionë euro në periudhën 2016-2020.


