TIRANË – Hetimet e prokurorisë së posaçme për dosjen e privatizimit t ëish-kompkelstit Partizani kanë nxjerrë në pah mbështetjen që familjet e ish-pronarve të përfaqsuara nga Jamarbër Malltezi kanë përfituar nga Ish-kryeministri i kohës Sali Berisha. Në dosjen e spak evidentohet një shkeresë që xhimi begeja I ka dërguar studios së Andia Pustinës, ku shprehet i pa kënaqur në lidhje me ndarjen e shumave të parave që janë përfituar nga shitjet e pronave në ish-kompleksin Partizani mes tij Jamarbër Malltezit dhe biznsemenit Fatmir Bektashi. Po kështu SPAK thotë se refereruar kësaj shkrese duket qartë mbështetja që ish-pronarët kanë marrë për privatizimin e pronës nga Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi.
“ Ju besova verbërisht sepse Gita dhe Abi më garantuan qysh nga dita e parë ku studio e juaj të jetë garantusja ligjore dhe financiare në marrëveshjet e kontratat tona… Nuk kam qënë pengese në asnjë moment të firmosja vetëm “letër të bardhe” sepse e konsideroja veten turp nnëqoftë se nuk do ju besoja… Kam pershtypjen se ajo Gocë e Familjes nuk ka pas dhe as ka dijeni per situatën e krijuar tani mes nesh”
Shkresa mban datën 23 nëntor 2022 dhe në atë kohë prokuroria po vijonte hetimet mbi mënyrën e Privatizimit tëish-kompleksit Partizani ku një nga të kallëzuarit ishte edhe ishkryeministri Berisha. Begaja thotë se, ai është i vetëdijshëm për hallin që e ka zënë familjen Berisha, teksa i referohet nisjes së hetimeve të spak.
“Unë nuk e kam shqetësuar dhe nuk do e shqetesoj kurrë per hallin e madh që e ka zënë, por aq më tepër ne si familje i kemi borxh të madh Familjes Berisha për shetesimet që i kemi sjellë ku shkaktare eshte prona jone…”.
Sipas prokurorisë së posaçme shtetasi Xhimi Begeja, ne këte leter fjalët “Gocë e familjes” dhe “Familja Berisha” i shkruan me shkronja të mëdha duke treguar konceptimin që ka ai për pushtetin e familjes Berisha. Nga ana tjetër Begaja është marrë I pandehur me akuzën e pastrimit të parave, bashkë me Jamrabër Malltezin dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi si dhe juristën Andia Pustina./abcnews.al