“Dosja 339”, Krimet e Rënda mbyllin hetimet për abuzimin e pronave, i përfshirë ish-deputeti i PS

schedule11:48 - 25 Nëntor, 2019

schedule 11:48 - 25 Nëntor, 2019

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të mbyllë hetimet për një nga grupet e dosjes 339, që ka lidhje me abuzimin e pronave në Tale, Shëngjin dhe Rana e Hedhun. Pjesë e këtij grupi është dhe ish-deputeti i PS në Lezhë, Arben Ndoka dhe disa prej familjareve të tij, që kanë shërbyer si zyrtarë ne Lezhë.

Ndoka dhe të pandehurit e tjerë paraqiten në Prokurori për tu njohur me akuzën.

Veprat penale që akuzohen janë “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal. Të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetar. Mes te pandehurve janë Gjevi Ndoka, Erald Osmaci, Bledar Cara, Bled Ndoka, Lule Zeneli dhe persona të tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!