DOSJA 339/ ABC News zbulon përkatesitë politike të komisionerëve të arrestuar nga SPAK

schedule13:43 - 28 Korrik, 2020

schedule 13:43 - 28 Korrik, 2020

Policia e Durrësit, e mbështetur edhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Tirane bëri disa shoqërime gjatë natës, ekzekutime të 22 urdhër-arresteve të firmosura nga GJKKO me kërkesë të SPAK.

Bëhet fjalë për dosjen e famshme të përgjimeve 339, e cila ka të bëjë me vjedhjen e votave, laboratorin e kokainës në Has dhe një sërë çështjesh të tjera.

Arrestimet e 22 personave u kryen nën akuzën e krimit zgjedhor ku mes tyre ishin edhe disa komisionerë.

Në listat e mëposhtme, të siguruara nga ABC News zbulohen emrat e tyre dhe përkatësitë politike.

Përkatësitë politike të këtyre komisionerëve, i përkasin PS-së, LSI-së, PR-së, dhe PD-së.

 

Duhet thënë se jo të gjithë urdhrat janë arrest me burg.

Në mesin e tyre ka vendime me arrest shtëpie, por edhe detyrim paraqitjeje.

Për këtë dosje ka patur edhe më herët të arrestuar.

Aktualisht për këtë çështje rreth 40 persona janë në proces gjyqësor.

Hetimet për këtë dosje nisën që në vitin 2016, ndërsa në vjeshtën e vitit 2018 u finalizua operacioni “Vol-Vo 4”, ku u arrestuan 27 personat dhe u prenë 44 fletë arreste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!