Doshi reagoi në mëngjes, si e përforcoi Yuri Kim pasdite qëndrimin e SHBA-ve kundër tij

schedule16:26 - 10 Mars, 2021

schedule 16:26 - 10 Mars, 2021

Partia Demokratike iu drejtua sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku i kërkonte të mos regjistronte në zgjedhjet 25 prillit Tom Doshin.

Partia e drejtuar nga Doshi i quajti akuzat e PD-së si shpifje të pabaza pasi frikësohen nga humbja e zgjedhjeve.

Në një deklaratë PSD deklaroi se njeh dhe respekton Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe se kjo parti do të jetë faktor i rëndësishëm në zgjedhje.

Ndërkohë, nuk ka vonuar shumë dhe pasditen e sotme ambasadorja amerikane Yuri Kim pas takimeve me drejtuesit politik të Elbasanit dha mesazhe të forta.

Lexo edhe: Yuri Kim: Liderët të kenë kujdes me kandidatët, janë tre emra në listën e DASH

Kim, deklaroi se liderët politikë duhet të jenë të kujdesshëm me kandidatët. Sipas diplomates amerikane janë tre emra në listën e zezë të DASH, por nuk preferoi t’i përmendte.

“Ka 3 persona që Sekretari i Shtetit të SHBA ka përcaktuar nuk do i përmend emrat e tyre dhe nuk do dalin nga goja ime,  por ju mund ti shihni dhe ti gjeni. Më lejoni të them se çështja e listave sikurse e kemi thënë  këndvështrim i SHBA është shumë i qartë dhe jo diplomatik, mendoj që paritë e kanë marrë këtë gjë në konsideratë, edhe pse jo të gjitha por pjesa më e madhe e tyre. Tashmë është me KQZ dhe është detyrë e tyre dhe prokurorëve që të bëjnë vettingun e kandidatëve. Nuk do të jem e habitur nëse disa prej kandidatëve e mund të s’kualifikoheshin. Po këtu qëndron fuqia përfundimtare, qëndron te votuesit”, deklaroi sot Kim.

Diplomatja theksoi se këta persona mund të kandidojnë sipas ligjit shqiptar, por këndvështrim i SHBA është shumë i qartë, duke shtuar se nuk nuk ka të bëjë me faktin nëse pëlqen apo jo amerikanët një person. Sipas ambasadores nëse ky person përbën kërcënim për SHBA ka ardhur koha që votuesit shqiptarë të mendojnë se përbëjnë rrezik edhe për shtetin shqiptar.

E di që disa persona mund të thonë është e përcaktuar në bazë të ligjit të SHBA por nuk është i dënuar dhe në fakt njerëzit me logjikë të thjeshtë do ta kuptonin se është një evidencë që mungojnë faktet por për shkak të boshllëqeve në ligjin shqiptar. Kjo nuk ka lidhje nëse SHBA pëlqen apo jo dikë. Kjo ka të bëjë me faktin se Sekretari i Shtetit ka përcaktuar që ky person përbën kërcënim për SHBA ka ardhur koha që votuesit shqiptarë të mendojnë se përbëjnë rrezik edhe për shtetin shqiptar”, deklaroi Kim.

Kujtojmë se edhe më herët ambasadorja Kim ka bërë thirrje që Tom Doshi nuk duhet të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit pasi rezulton “Non Grata” në SHBA. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!