Doshi dha dorëheqjen, Celibashi: Akoma herët, do ta shohim, ja kur del rezultati final

schedule08:29 - 26 Prill, 2021

schedule 08:29 - 26 Prill, 2021

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi i pyetur mbi dorëheqjen e Tom Doshit u shpreh se është akoma herët dhe nuk e kanë vlerësuar kërkesën, por shtoi se do të procedohet sipas parashikimeve të kodit.

Lexo edhe: Komisionerë të lodhur, Celibashi: Partitë politikë të kishin marrë masat, t’i jepet fund kësaj historie

“Akoma nuk e kemi vlerësuar, është shumë herët për ta vlerësuar këtë kërkesë, do trajtohet sipas kodit” tha ai.

https://www.youtube.com/watch?v=ACId3D5I4VY

E ndërsa kritikoi hapur komisionerët që largohen duke pezulluar numërimin me justifikimin e se janë të lodhur, Celibashi u shpreh i bindur duke i qëndruar deklaratës se rezultati do të dalë brenda 48 orëve nga momenti i mbylljes së kutive./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!