Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Doruntina flet për skualifikimin nga “Style Star”: U zhgënjeva nga disa persona

schedule15:40 - 16 Maj, 2021

schedule 15:40 - 16 Maj, 2021

Doruntina Lika ka folur për herë të parë pas largimit nga “Style Star”. Mes konkurrenteve më pak të votuara të puntatës së kaluar, Dhespinës dhe Enxhit, ishte Doruntina e cila nuk arriti të vijonte garën në spektaklin e modës.

Së fundmi, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj në Instagram ajo ka folur për largimin. Ajo shkruan se krahas vlerësimeve ndaj disa personave, është ndjerë e zhgënjyer nga disa prej tyre, por nuk ka përmendur emra.



“Jo nuk u mërzita që u largova, u emocionova nga disa persona aty, që pata fjalë të vërteta dhe të ndjera. Dhe u zhgënjeva nga ligësia e pjesës tjetër. Gjithsesi mbetet një eksperiencë që unë doja ta provoja dhe kaq. Faleminderit shumë.”, është shprehur Doruntina. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!