Erling Haaland është në qendër të vëmendjes. Sulmuesi norvegjez dëshirohet nga klubet më të mëdha në Europë dhe Borussia Dortmund nga ana tjetër nuk po qëndron duarkryq.
Me hapjen e merkatos goleadorit i aktivizohet klauzola e lirimit për 75 milion euro dhe gjermanët nuk duan ta humbin një prej lojtarëve më të rëndësishëm.
If you are in trouble make it double: @BVB wants to offer @ErlingHaaland almost double the salary so that he stays also next season in Dortmund. Raise from 8 Mio € to 15 Mio € @SPORTBILD @westsven
— Christian Falk (@cfbayern) October 6, 2021
Sipas Bild, Dortmund do të ofrojë për Haaland dyfishim page, vetëm që të qëndrojë të paktën edhe sezonin e ardhshëm.
Verdhezinjtë do t’i ofrjnë 15 milion euro në sezon norvegjezit, i cili kërkohet edhe nga PSG dhe Mino Raiola ka në plan t’u kërkojë francezëve 50 milion euro në sezon, sikurse ka raportuar para pak kohësh Gazzetta Dello Sport. / abcnews.al