Diogo Dalot mund të transferohet në Gjermani, pas huazimit te Milani sezonin e shkuar. Te Manchester United portugezi nuk do të ketë sërish hapësira dhe së fundmi raportohet se Borussia Dortmund po e tenton.
Verdhezinjtë e pëlqejnë anësorin e djathtë, që vjet te Milani luajti në disa ndeshje. Në fund italianët nuk mundën ta blinin ose të huazonin, për shkak të kërkesave financiare të United.
Dortmund po tenton ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje Dalot. Objerktivi është që marrëveshja të mbyllet deri ditën e martë. Mbetet të shihet nëse do të gjejnë gjuhën e përbashkët me “Djajtë e kuq”. /abcnews.al