Borussia Dortmund kërkon të jetë protagoniste këtë vit në Gjermani. Humbja e kontaktit me kreun po i detyron drejtuesit gjerman të futen në merkaton e janarit.
Gjigantët gjerman po shikojnë mundësitë për të transferuar në ‘Signal Iduna Park’ dyshen e Juventusit, Mario Mandzukic dhe Emre Can. Dortmund po përgatit një ofertë prej 30 milionë €, siç raporton ‘Sport Bild’.
Emre Can e ka konfirmuar që nuk është i lumtur në Torino, pas lënies jashtë nga lista e Championsit. Nga ana tjetër Mandzukic, është lënë jashtë ekipit që nga mbërritja e trajnerit Sarri. Të dy kërkojnë largimin dhe Dortmund është gati ti transferojë që në janar. /abcnews.al