Ndeshja mes Borussia Dortmund dhe Leipzig ka qenë një spektakël i vërtetë. Plot 6 gola, emocione deri në sekondat e fundit dhe përmbysje pas përmbysje. Kjo sfidë u mbyll 3-3 dhe të dyja skuadrat morën nga një pikë.
Dortmund kaloi në avantazh të dyfishtë, duke shënuar me anë të Weigl dhe Brandt në pjesën e parë. Leipzig u zgjua në pjesën e dytë dhe arriti të shënojë dy gola të shpejtë me anë të sulmuesit Timo Werner, si dhe duke barazuar provizorisht shifrat në 2-2. Dortmund iu rikthye shumë shpejt avantazhit, me Jadon Sancho që shënon një gol të bukur.
Trajneri Nagelsmann zëvendëson Patrick Schick nga stoli dhe është pikërisht sulmuesi çek që gjen rrjetën dhe vendos rezultatin final në 3-3. Në takimet e tjera të orës 20:30, Ausburg ka mposhtur 3-0 Dusseldorf, ndërsa Hoffeinheim fitoi në transfertë kundër Union Berlin me rezultatin 0-2./abcnews.al