“Dortmund i realizoi dy objektivat e parë”, drejtuesit të kënaqur me ekipin

schedule22:19 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 22:19 - 11 Dhjetor, 2020

Borussia Dortmund dëshiron të shkojë sa më larg në Champions League dhe djemtë e Favre e arritën objektivin e parë. Verdhezinjtë e mbyllën në vend të parë grupin F, duke lënë pas Lazion e Simone Inzaghit.

Drejtori sportiv i klubit gjerman, Michael Zorc nuk i kursen elozhet për ekipin në konferencën e sotme për shtypin. E vetmja notë negative mbetet humbja jashtë fushe me Lazion (3-1), por Dortmundi rikuperoi, e mbylli në vend të parë dhe shpreson të ketë fat në short.

Jam shumë i kënaqur për ecurinë e ekipit në fazën e grupeve në Champions League. Kualifikimi dhe arrritja e vendit të parë ishin objektivi ynë, i realizuam të dyja, pavarësisht humbjes që pësuam në Romë kundër Lazios“, deklaron Zorc. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!