Borussia Dortmund ka shkatërruar me rezultatin e thellë 4-0 rivalët e të njëjtit qytet, Schalken. Në derbin e Ruhrit, ishin verdhezinjtë e Favre ata që dominuan. Në “Signal Iduna Park” megjithatë, diçka mungonte: Ajo atmosferë fantastike që “Muri i Verdhë” dhe pjesa tjetër e tifozerisë dhuronte javë pas jave.
Gjithsesi, futbollistët e Dortmund ia dolën dhe pa ndihmën e tifozëve. Haaland hapi serinë e golave, në minutën e 29-të. Pas një krosimi perfekt nga Thorgan Hazard, bomberi norvegjez shënoi golin e 10-të në Bundesliga në vetëm 9 takime.
LEXO EDHE: VIDEO | Goli i parë në Bundesliga, goleadori Haaland ndez derbin
Për të dyfishuar rezultatin, mendoi portugezi Raphael Guerreiro, që shënoi një gol shumë të bukur në një diagonale me të majtën. Me rezultatin 2-0, u mbyll pjesa e parë.
Në të dytën, Dortmund vazhdoi me të njëjtin ritëm, duke vazhduar dominimin përballë një Schalke të përgjumur. Thorgan Hazard shënoi me anë të një kundërsulmi, duke trefishuar shifrat, ndërsa Guerreiro me golin e dytë personal, vendosi rezultatin final në 4-0. Dortmund ngjitet në kuotën e 54 pikëve, vetëm një më pak se Bayerni kryesues./abcnews.al
Bundesliga, java 26
Borussia Dortmund – Schalke 4-0
Haaland 29;, Guerreiro 45′ 63′, Hazard 48′