Dortmund e ka të qartë që nuk mund të evitojë dot largimin e Erling Haaland në merkaton e verës. Interesimi për 20-vjeçarin norvegjez është i madh, teksa klubi gjerman kërkon 150 milion euro për ta lënë të lirë.
Drejtuesit e verdhezinjve po punojnë për të gjetur pasuesin e tij dhe kanë hedhur sytë nga Premier League. Një nga të preferuarit është Divock Origi, sulmuesi belg i Liverpool.
Jurgen Klopp nuk e ka në plane për sezonin e ardhshëm 25-vjeçarin, i cili ka shënuar një gol dhe numëron dy asiste të dhuruara këtë sezon.
Kampionët e Anglisë kërkojnë 15 milion euro për ta lënë të lirë, shumë që Dortmundi nuk e ka aspak problem ta paguajë. /abcnews.al