Dortmund-Bayern, partneret e futbollistëve do të jenë tifozet më “hot”

schedule18:20 - 26 Maj, 2020

schedule 18:20 - 26 Maj, 2020

Në orën 18:30, starton sfida e shumëpritur mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen. Pas pak minutash, dy ekipet më të mëdha gjermane do të përplasin brirët, në Signal Iduna Park.

Vëmendja për klasiken gjermane, do të jetë e madhe. Ndryshe nga herët e tjera, kjo supersfidë do të ndiqet vetëm nga TV, çka do të thotë që partneret e futbollistëve, nuk do të munden t’i shtojnë bukurinë shkallëve të stadiumit.

Gjithsesi, ata do të jenë para TV-së, për të mbështetur partnerët e tyre, që do të tentojnë ta fitojnë këtë sfidë, pasi fatet e titullit kampion, mund të vendosen pas këtyre 90 mintuave./abcnews.al