Dorina Mema këshilla për të humbur kilet e festave

schedule19:20 - 19 Janar, 2019

schedule 19:20 - 19 Janar, 2019

Për mikrofonin e “Thumb”, Dorina Mema ka renditur një sërë këshillash që ju duhet t’i keni parasyshë për të humbur kilogramët që keni marrë nga festat që lamë pas.

 “Mosha e re medoemos duhet të merret me sport të lirë. Ka 1 milion sporte që ne mund të na heqin edhe stresin. Dhe kështu do të përfitojmë një ndihmë në pjesën e djegies së depozitave që të paktën  të jetojmë sa më shëndetshëm dhe mos të bëhen vajzat pse operacioneve plastike sepse ato dëmtojnë. Ne duhet të kemi shumë kujdes dhe të trajtohemi në mënyrë natyrale, avash-avash, dita-ditës dhe t’i japim vetes ndihmë”.

Ndërsa për njerëzit që nuk kanë vullnet që të merren me sport, i këshillon që të jenë të kujdesshëm me ushqimin.

“Për njerëzit që nuk kanë vullnet duhet një gjeneral si puna ime. Ushqimi që merr dhe stërvitja fizike janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Ndër vite është parë që njerëzit që arrijnë të bien në peshë vetëm në saj të ushqimit pa stërvitje dhe me dieta ata kanë jetur elegantë”.

Gjithashtu Dorina ka këshilla edhe për ata persona që janë nën peshë dhe që duan të vënë masë muskulare.

“Ata duhet të ushqehen 5 deri në 7 vakte. Ata duhet të ushqehen se sbën me fibra. Duhet të ushqehen me vezë, me të gjitha llojet e farërave. Ata duhet të bëjnë 15 min vrap si dhe duhet të punojnë peshat”.

Dorina Mema më tej ka këshilla edhe për ata persona që duan të stërviten në kushte shtëpie.

“Ata duhet të blejnë dy pesha të vogla një tapet dhe një top. Ata duhet të shikojnë ushtriem që i ndihmlojnë të realizojnë muskut e barkut dhe të këmbëve”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!