Dorina Mema “bie” në gracën e “Piranjave”, a do t’i pranojë 5 mijë euro që qenushja “Boo” të luajë në film pornografik?

schedule22:39 - 4 Dhjetor, 2022

schedule 22:39 - 4 Dhjetor, 2022

Trajneria e fitnessit, Dorina Mema ka rënë në grackën e Piranjave këtë të diel.

“Piranjat” e moderuar nga Arilena Ara dhe Florian Binaj kanë prekur Memën në pikën e saj delikate përmes një kamere të fshehtë.

Bëhet fjalë për qenin e saj.

Dorina Mema refuzoi 5000 euro për një film që protagonist ka “Boo-në”.

Qenushes “Boo” iu ofrua mundësia për të qenë pjesë e një filmi pornografik për kafshë, një mundësi e artë që të bëhej e famshme, por le të shohim nëse “mami” Dorina do ta pranojë ofertën.

Producenti italian dhe asistenti i tij e thërrasin në Takim Dorinën për t’i treguar kushtet e filmit.

Producenti i tregon se duan të bëjnë një fil më Shqipëri i cili titullohet “Barni kërkon nuse.”

Barni është “Doberman” dhe po kërkon një nuse në Ballkan.

Deri këtu diskutimi shkoi sipas planit, por kur Dorina mësoi se filmi do të jetë +18 gjërat ndryshuan paksa…

Mema është e vendosur mos ta pranojë ofertën prej 5000 eurosh.

Ndiqni videon për të parë a e pranoi Dorina ofertën tunduese të producentit apo jo.

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!