Dorian Koçi: Muzeu ka pësuar dëme sipërfaqësore nga tërmeti

schedule16:51 - 24 Shtator, 2019

schedule 16:51 - 24 Shtator, 2019

Godina e Muzeut Historik Kombëtar ka pësuar dëme sipërfaqësore. Por sipas drejtorit Dorian Koçi, nuk ka vend për alarm, ndërsa vizitat nëpër pavionet e muzeut vijojnë normalisht.

Tërmeti i së shtunës  në godinën e Muzeut Historik Kombëtar ka shkaktuar vetëm dëme sipërfaqësore , ky është  konkluzioni i bërë nga specialistët e institutit të monumenteve të kulturës  në  terren sipas drejtorit të këtij institucioni Dorian Koçi.

Edhe amabasadorja   franceze  në   tiranë Christine Vasac. e pranishme në  prezantimin e botimit “Thesare të Muzeut Historik Kombëtar”, në  dy gjuhë (shqip – frëngjisht theksoi faktin se nuk ka vend për alarm.

Ditët e trashëgimisë kulturore  në muzeun historik kombeëtar  u celebruan me  prezantimin e  katalogut ku përfshihen 3 periudha të rëndësishme periudhën ilire, mesjetën dhe objektet e ikonografisë.

Botimi është realizuar nga tre studiues Dorian Koçi, Skender Bushi dhe Andrea Llukani.

Nje vend të veçantë në këtë botim zënë krahas periudhës ilire dhe mesjetës edhe objektet ikonografike, të pavionit të ikonave i ngritur nëvitin 1999  dhe ku prezantohen vepra të Onufrit apo Shpatarakut. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!