Barcelona ka kërkuar që presidenti i La Ligës, Javier Tebas të japë dorëheqjen nga posti i tij.
Kjo vjen pasi u raportua se ai dha prova të rreme në skandalin e arbitrit Enrique Negreira në një përpjekje për të dëmtuar reputacionin e klubit.
Ja çfarë shkruhet në të gjithë deklaratën: “Duke pasur parasysh peshën e informacionit që është shfaqur sot të hënën në La Vanguardia, ku presidenti i La Ligës Javier Tebas lidhet me paraqitjen e provave të rreme në prokurori për të inkriminuar klubin tonë, FC Barcelona dëshiron të shprehë indinjatën, zemërimin dhe shqetësimin e saj më të thellë.
“Për këtë arsye, ne kërkojmë që presidenti i La Liga-s të dalë urgjentisht në publik për të shpjeguar veten e tij.
“FC Barcelona, siç përsëriti presidenti Joan Laporta javët e fundit, e ndjen veten si viktimë e një fushate mediatike për ngjarje që nuk kanë ndodhur kurrë: Barça nuk ka paguar kurrë gjyqtarë.
“Nuk është hera e parë që presidenti i La Ligës përdor armët mediatike që ka në dispozicion për të dëmtuar FC Barcelonën, megjithatë, ndryshe nga marrëzitë e tij të zakonshme, nuk mund ta imagjinonim kurrë se ai mund të përpiqet të inkriminojë klubin tonë me dëshmi false. Tebas duhet të japë dorëheqjen nga posti i tij. /G.D abcnews.al/
Burimi: FC Barcelona.com