Dorëzohet Spanja, më në fund i referohet Kosovës me emër (FOTO LAJM)

schedule13:10 - 8 Shtator, 2021

schedule 13:10 - 8 Shtator, 2021

Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme, atë kundër Spanjës.

Spanja synon tre pikë në këtë takim për kualifikim direkt në Kupën e Botës, kurse Kosova synon një paraqitje sa më të mirë.

Edhe pse gjatë ditës së djeshme, Federata e Futbollit të Spanjës e kishte injoruar termin “Kosovë”, sot në një postim në profilin zyrtar në Twitter, kjo federatë ka paralajmëruar ndeshjen me emrin e plotë të shtetit tonë.

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, tha dje që ata kanë ardhur të luajnë futboll e jo të bëjnë politikë.

Kujtojmë se Spanja është njëra prej tri kombëtareve në grupin e verdhekaltërve, bashkë me Greqinë dhe Gjeorgjinë, që s’e njohin pavarësinë e Kosovës. .abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!