Dorëzohet platforma e përbashkët për dialog me Serbinë

schedule17:25 - 13 Shkurt, 2019

schedule 17:25 - 13 Shkurt, 2019

Tensionet për taksën dhe platforma për dialogun kanë intensifikuar takimet e krerëve shtetërorë. Krerët e shtetit u takuan me delegacionin shtetëror për dialogun. Bashkënegociatori i Ekipit të Dialogut, Shpend Ahmeti, pas takimit tha se në platformë nuk përfshihet korrigjimi i kufijve.

Një takim është zhvilluar paradite ndërmjet krerëve shtetëror dhe ekipit negociator të Kosovës. Në takim është diskutuar për detajet e platformës së dialogut e cila zyrtarisht do të dorëzohet të premten. Bashkëkryesuesi i ekipit negociator ShpendAhmeti ka thënë se në platformë nukpërfshihet korrigjimi i kufijve.

Shpend Ahmeti: “Nuk ka befasi, mbesim besnik ndaj kushtetutës ashtu siç është. Jo nuk përfshihet korrigjimi i kufijve absolutisht jo”.

Në takim është diskutuar edhe për letrën e dërguar nga SHBA-ja lidhur me heqjen e taksës. Ahmeti tha se nuk ka ndryshuar asgjë në lidhje me qëndrimin e Haradinajt për taksën.

“Nuk jemi të fortë karshi të tjerëve, nëse s’ka dakordancë mes krerëve të institucionit. Ky është vendim i qeverisë, nuk duhet ta lemë kryeministrin vetë në këto tema nacionale. Është e qartë se ka filluar të eskaloj marrëdhënia me SHBA-në mirëpo nuk e besoj që do të prishen për shkak të taksës”.

Pas presioneve për pezullimin e taksës dhe një letre dërguar nga SHBA-ja me paralajmërim për thellim saksionesh krerët e shtetit të Kosovës janë mbledhur edhe mbrëmë, por Haradinaj nuk zmbrapset nga qëndrimet e tij derisaThaci e Veseli kërkojnë pezullimin e saj.

Më pas presidenti Thaçi ka takuar ambasadorin amerikan Philip Kosnett. Në komunikatë thuhet se të dy u pajtuan që vitale është të largohen të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe t’i hapet rrugë marrëveshjes paqësore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!