Manchester United duket se është dorëzuar dhe nuk do të mbajë më me forcë Paul Pogban në “Old Trafford”. Kampioni i Botës nuk luan prej disa muajsh për shkak dëmtimi, por dhe kur ka qenë i gatshëm për të luajtur, ka qenë disa herë jashtë formacionit titullar të Ole Gunnar Solskjaer.
Real Madrid dhe Juventusi vazhdojnë të ndjekin me interes situatën e Pogba, i cili e ka thënë dhe publikisht se kërkon të largohet nga “Djajtë e Kuq”. MEgjithatë, kërksat e United ishin faraonike, me “Djajtë” që kërkonin 180 milion euro.
Por kjo shumë e kërkuar, duke parë dhe situatën ku ndodhet Pogba, është ulur me 30 milion dhe siç raportojnë mediet britanike, drejtuesit e United janë të kënaqur dhe me 150 milion euro. Një verë e “nxehtë” parashikohet për Pogba./abcnews.al