Spanja shkon në zgjedhje të parakohshme në 28 prill. Vendimi është konfirmuar nga kryeministri Sanchez i cili akuzoi Partinë Popullore se nuk e kishte mbështetur si duhet gjatë qeverisjes.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ndryshoi qëndrimin e tij për zgjedhje të parakohshme pasi projekt buxheti i tij për 2019 nuk u miratua në kongres. Spanja do të shkojë në zgjedhje në 28 prill.
Në një deklaratë për mediat Sanchez u shpreh se Spanja duhet të vazhdojë të bëjë progrese , duke lënë mënjanë politikën e tensionuar dhe duke krijuar vende pune cilësore. Ai theksoi se qeveria duhet të përmbushë detyrimet e saj, të miratojë ligje, të qeverisë dhe të ecë përpara. Në momentin që nuk mund ti bëjë këto atëherë duhet të marrë vendime.
Sipas të përditshmes spanjolle “El Pais”, para se të dilte përballë gazetarëve kryeministri Sanchez njoftoi për vendimin e tij këshillin e ministrave të cilin e falenderoi për punën e bërë
Gjatë fjalimit të tij ai bëri një listë të arritjeve të qeverisë së tij dhe u ankua për mungesën e besnikërisë nga ana e Partisë Popullore, të cilës Partia Socialiste nuk ia kurseu mbështetjen në kohën e tensioneve të forta me Katalonjën. /abcnews.al