Reperi i njohur Kanye West thuhet se është tërhequr nga gara presidenciale në SHBA, më pak se dy javë pasi njoftoi se ai do të kandidojë.
Një anëtar i ekipit të fushatës së West, Steve Kramer, raportohet të ketë thënë për revistën “Intelligencer” se reperi më nuk do të garojë në zgjedhje.
Kramer nuk ka specifikuar arsyet e tërheqjes së West, por u shpreh se do t’i bëjë të ditura më vonë.
Kanye West njoftoi vendimin e tij për të kandiduar për president të SHBA-ve më 4 korrik.
Përmes një postimi në Twitter, ai i surprizoi të gjithë duke shkruar: “Tani duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë. Unë do të kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
Ndërkohë, ditën e djeshme një sondazh presidencial i SHBA-ve zbuloi se Kanye West kishte mbështetjen e vetëm 2% të votuesve. /abcnews.al