Dorëzohet kandidati i Vetëvendosjes, i uron fitoren rivalit

schedule23:47 - 17 Tetor, 2021

schedule 23:47 - 17 Tetor, 2021

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Lipjanit, Adnan Rrustemi, ia ka uruar fitoren kryetarit aktual dhe kandidatit nga Lidhja Demokratike të Kosovës, Imri Ahmetit, raporton Gazeta Express.

Rrustemi tha se ka përfunduar numërimi i votave, derisa ka shtuar se LVV-ja është dyfishuar krahasuar me zgjedhjet e fundit lokale në këtë komunë.

“Numërimi i votave përfundoi. Unë i uroj fitoren z. Ahmeti. Ne në raport me zgjedhjet lokale jemi më shumë se dyfishim. Asambleistët e zgjedhur të Lëvizjes do të jenë këtu për t’u siguruar që nuk dëmtohet interesi publik”, shkroi Rrustemi.

Ai i ka falenderuar qytetarët e Lipjanit që e mbështetën.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i ka procesuar numërimin e votave në webfaqen zyrtare, thuhet se nga mbi 80% të votave të numëruara, Ahmeti i LDK-së ka marrë 57,04% të tyre, ndërsa Rrustemi i LVV-së 23,22%.

Pas Rrustemit, radhitet Hyzer Rizani i LDK-së me 18,27% dhe Bashkim Budakova i AAK-së me 1,47%./ Gazeta Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!