Dorëzohet i riu që tentoi të vrasë me armë zjarri 48-vjeçarin

schedule12:06 - 11 Shtator, 2019

schedule 12:06 - 11 Shtator, 2019

Vetëdorëzohet në polici autori që tentoi të vrasë me armë zjarri  një 48-vjeçar. Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në lagjen nr. 6 të qytetit.  28-vjeçari është paraqitur në komisariatin e Korçës sëbashku me avokatin e tij.

Ai ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me paramendim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”. I riu tentoi të vrasë me kallashnikov për motive të dobëta 48-vjeçarin.

Ky i fundit mbeti i plagosur, por është jashtë rrezikut për jetën. Gjatë marrjes në pyetje nga Specialistët për Hetimin e Krimeve, autori ka treguar edhe vendin ku kishte hedhur armën e krimit, dhe automjetin tip “BMW”./ABC News Albania 24/7