Dorëzohet Gjergji Kohila, u dënua 8 vite burg për trafik me Habilajt

schedule21:45 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 21:45 - 15 Dhjetor, 2021

Mbrëmjen e sotme është dorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës Gjergji Kohila.

Ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë ishte në kërkim pasi gjykata e ka dënuar me 8 vite burg si pjesë e grupit Habilaj.

Më datë 1 dhjetor Gjykata e Posaçme e dënoi me 12 vite burg në mungesë, por që me gjykim të shkurtuar iu ul 1/3 dhe në përfundim do të qëndrojë 8 vite pas hekurave.

Ai ishte në kërkim prej 2017 me akuzën e trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal.

SPAK e akuzoi se Kohila ishte i përfshirë në trafikun e mbi 3 ton kanabis nga Shqipëria drejt Italisë, në kuadër të grupit Habilaj.

Pjesë e dosjes “Habilaj” është edhe ish-oficeri Sokol Bode, si dhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Për këtë të fundit dhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin, pritet të rinisë rigjykimi në Apel.

Dorëzimi i Kohilës në polici është bërë në prani të avokatit./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!