Dorëzohet bosi i kriptomonedhave, deklarohet fajtor për pastrim parash

schedule12:31 - 22 Nëntor, 2023

schedule 12:31 - 22 Nëntor, 2023

Shefi ekzekutiv i Binance, exchange-it më të madh në botë i kriptomonedhave ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij në kompani pasi u vetëdeklarua fajtor për pastrim parash.

Changpeng Zhao akuzohet për pastrim parash ndërsa kompania Binance akuzohet se ka ndihmuar përdoruesit e saj të anashkalojnë sanksionet në të gjithë botën.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka ngritur akuzat se exhchange më i madh i kriptomonedhave dhe platforma e tyre ka lejuar 900 milionë dollar transaksione mes përdoruesve amerikane dhe iraniane.

Binance gjithashtu ka lehtësuar transaksionet mes përdoruesve amerikanë në Siri dhe në rajonet e pushtuara Siri si dhe në rajonet e pushtuara ukrainase nga Rusia.

Binance, e cila është e regjistruar në Ishujt Kajman, njihet si platforma më e madhe në botë për blerjen dhe shitjen e kriptomonedhave dhe aseteve të tjera dixhitale.

Në mars, rregullatorët amerikanë kërkuan ta ndalonin atë, duke pretenduar se firma kishte operuar ilegalisht në vend. Padia nga Komisioni i Tregtisë së të Aseteve dhe Mallrave (CFTC) tha se kompania zhvilloi aktiviteti biznesi në Amerikë  ndërsa nuk ishte regjistruar me statusin e duhur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!