Dorëzohen 15 kallëzime penale për krimet serbe gjatë luftës në Kosovë

schedule12:20 - 11 Shkurt, 2022

schedule 12:20 - 11 Shkurt, 2022

Shoqata Krimet e Luftës Gjakova 98’99 sot dorëzoi kontingjentin e 15 të kallëzimeve penale për krimet e serbëve gjatë luftës në Kosovë.

Shkëndije Hoda, udhëheqëse e grupit të shoqërisë civile për komunën e Gjakovës ka thënë se deri më tani kanë dorëzuar 80 kallëzime penale. Ajo gjithashtu është shprehur optimiste se këto raste do të zbardhen.

“Faktikisht sot është kontingjenti i 15-të që është dorëzuar. Shoqata për krime lufte Gjakova, e cila vazhdon të sjell dosjet, kësaj here kemi sjell 80 lëndë dhe 80 kallëzime penale që kanë të bëjnë me vrasje, tortura dhe dëme materiale të shkaktuara gjatë luftës. Është një prioritet për shoqatën, por është edhe një shtyrje për gratë e tjera që përmes shoqatës tonë munden me paditë, kur një viktimë e dhunës seksuale ka ngritur një kallëzim penal ndaj 3 kriminelëve të cilët i ka njohur”, tha Hoda.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!