Blendi Sulaj ikën nga Partia Republikane

schedule11:24 - 2 Korrik, 2021

schedule 11:24 - 2 Korrik, 2021

Nënkryetari i Partisë Republikanë ka dhënë dorëheqjen nga angazhimi i tij në këtë parti. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Blendi Sulaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook. Sulaj shprehet vlerësimin e tij maksimal për kreun e PR Fatmir Mediu, me të cilin thotë se ka ndarë momente të veçanta gjatë hapave të tij të para në politikë.

Në përfundim të postimit të tij në Facebook, ai shkruan se “angazhimin kundër pushtetit aktual, do ta ketë maksimal në sfidat e ardhshme.” /abcnews.al/

POSTIMI  

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!