Këshilltarët e Partisë Demokratike në mbledhjen e së enjtes së Këshillit Bashkiak të Tiranës u përfaqësuan nga një kryetar i ri. Leonard Olli dha dorëheqjen si kryetar i grupit të këshilltarëve të djathtë. Në fillim të mbledhjes, Olli deklaroi se për shkak të angazhimeve personale tërhiqet në rolin e këshilltarit të thjeshtë. Në detyrën e kryetarit të grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike ai u zëvendësua nga Kreshnik Çollaku. Aktualisht Çollaku kryeson Departamentin për Politikën e Jashtme në selinë blu./abcnews.al
Dorëhiqet Leonard Olli nga kreu këshilltarëve PD në bashkinë Tiranë
schedule11:45 - 23 Nëntor, 2017
schedule 11:45 - 23 Nëntor, 2017