Dorëhiqet gjyqtarja kushtetuese/ Largohet Elsa Toska, u zgjodh si propozim i parlamentit

schedule17:08 - 19 Shtator, 2024

schedule 17:08 - 19 Shtator, 2024

Elsa Toska, gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, ka dhënë dorëheqjen. Toska, që prej vitit 2019, ishte një prej 9 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Pas largimit të Toskës, Kushtetuesja mbetet me 8 anëtarë nga 9 që duhet të ketë gjithësej, çka mund të krijojë problematika në rast të votimit të barabartë mes gjyqtarëve të mbetur.

Më parë, Toska ka qenë Këshilltare ligjore prej 12 vitesh në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë në vitet 1996-2000 si dhe doktoraturën për ligjin kushtetues dhe atë administrativ. Toska e ka filluar karrierën si ndihmës/komisionere e Avokatit të Popullit dhe prej vitit 2007 punonte si këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese.

Toska ka punuar gjithashtu si pedagoge në disa universitete në vend si dhe ka bashkëpunuar në rolin e ekspertet me një sërë organizatash ndërkombëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!