Dorëhiqet drejtori i IKMT-së në Shkodër, kush e zëvendëson

schedule12:22 - 17 Qershor, 2021

schedule 12:22 - 17 Qershor, 2021

Drejtori i IKMT-së në Shkodër, Ilir Niklekaj ka dhënë dorëheqjen.

Mësohet se në vend të tij është emëruar Serdar Hoxha.

Arsyet se përse Niklekaj ka dhënë dorëheqjen ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa në ditët e fundit në Drejtorinë rajonale të Shkodrës ka pasur ndryshime.

Ilir Niklekaj është emër i njohur për drejtësinë pasi në 2016 u arrestua për tjetërsimin e 15 hektarëve tokë në Velipojë teksa kryente funksionin e drejtorit të Hipotekës. Kujtojmë se deri tani janë ndryshuar drejtuesit e Tatim Taksave, Drejtorisë së Transportit Rrugor dhe Zyrës Vendore të Arsimit./i/k/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!